Jump to content

klasë

Nga Wiktionary

KLASË f.

  • 1. Grup i madh njerëzish që dallohen nga vendi që zënë në një sistem historikisht të caktuar të prodhimit shoqëror, nga marrëdhëniet që kanë me mjetet e prodhimit (marrëdhënie, të cilave në më të shumtën e rasteve u jepet formë dhe fuqi ligjore), nga roli i tyre në organizimin shoqëror të punës, nga mënyra se si e marrin pjesën e pasurisë shoqërore që zotërojnë dhe nga sasia e pjesës që marrin. Klasë shoqërore. Klasa punëtore (fshatare). Klasë revolucionare. Klasë hegjemone. Klasë e shtypur (e shfrytëzuar). Klasë sunduese (shfrytëzuese). Klasa antagoniste (joantagoniste). Klasa e proletariatit. Klasa e kapitalistëve (e borgjezëve). Lufta e klasave. Njeri i klasës. Ideologjia e klasës. Interesat e klasës. Ndërgjegjja e klasës. Armiku i klasës. Në gjirin e klasës. Ndarja e shoqërisë në klasa. Aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë punonjëse.
  • 2. Viti mësimor që ndjek një nxënës në shkollën tetëvjeçare e të mesme sipas një programi të caktuar; dhoma ku bëjnë mësim nxënësit e një viti; përmb. bised. tërësia e nxënësve që ndjekin mësimet së bashku në një vit mësimor. Klasa e parë (e dytë, e tetë). Klasa paralele (kolektive). Klasat e ulëta (e larta). Shok klase. Kujdestari i klasës. Regjistri i klasës. Mbledhja e klasës. Lexim jashtë klase. Puna në klasë. Kreu klasën e tretë (e pestë, e gjashtë). Doli i pari i klasës. Përsërit klasën. Mbeti në klasë. E kaloi klasën. Hyri (u hodh) në klasën e katërt.
  • 3. biol. Njësia e madhe e botës bimore e shtazore, e cila përfshin rendet që i kanë të afërta tiparet kryesore. Klasa e gjitarëve.
  • 4. spec. Nënndarje e sendeve në grupe të mëdha sipas tipareve të përbashkëta. Klasa e foljeve. Klasa e njësheve (e dhjetësheve).
  • 5. Grupim i vagonëve të trenit, i dhomave në një anije udhëtarësh, në një hotel etj., i hoteleve, i restoranteve etj. sipas llojit të pajisjeve që ato kanë, cilësisë së shërbimit etj. Vagon i klasës së parë (së dytë, së tretë). Hotel (restorant) i klasës së parë.
  • 6. Shkallëzim për të matur cilësinë e diçkaje a për të vlerësuar diçka; shkalla e përgatitjes a e shfaqjes së një veprimtarie, nivel i lartë. Lojtar i klasës së parë. Prodhim i klasës së parë.