kjo
Appearance
KJO dëft.
- 1. Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore), që ndodhet më afër folësit se një frymor a një send tjetër i njëjtë; zëvendëson një emër të gjinisë femërore (në numrin njëjës), që përmendet në çastin kur flasim ose që është përmendur pak më parë; kund. ajo. Kjo këtu. Kjo vajzë. Kjo punë. Në këtë mënyrë (trajtë). Nga kjo pikëpamje.
- 2. Tregon njërin prej dy frymorëve ose sendeve (të shënuar nga emra të gjinisë femërore), që krahasohen, përqasen a kundërvihen; kund. ajo. Në këtë ose në atë formë. Nga kjo ose nga ajo anë. As kjo as ajo. As këtë herë, as atë herë. Kjo po, ajo jo. Kjo e qorton, ajo qesh. Një herë shkon kjo, një herë ajo.
- 3. Përdoret me një emër për të përcaktuar më mirë kohën që shënohet nga emri ose që përmendet në çastin kur flasim; kund. ajo. Këtë muaj. Këtë herë. Këtë vjeshtë. Në këtë çast (minutë).
- 4. Përdoret për të treguar në mënyrë të përgjithësuar një mendim, një gjendje a rrethanë që përmendet në çastin kur flasim; përdoret për të treguar ose për të zëvendësuar një frymor, një send etj., me një cilësi a tipar të caktuar, që është përmendur pak më parë ose për të cilin po flitet. Këtë të them. Këtë di unë. Ç'është kjo me ty? Kjo vjen nga që... Punë është kjo! Vajzë e mirë është kjo! Përveç kësaj krahas kësaj, gjithashtu, përveç asaj.
- 5. libr. Përdoret në vend të një emri të gjinisë femërore në numrin njëjës për të mos u përsëritur emri.
- 6. zyrt. Përdoret përpara emrit të një organi ose të institucionit që dërgon një shkresë, një urdhër etj. Kjo Ministri. Kjo drejtori.
- Kjo është ç'është shih te JAM.