kishë

Nga Wiktionary

KISHË f.

1. Organizatë fetare e klerit të krishterë, e cila drejton jetën fetare të besimtarëve që përfshin ajo sipas disa dogmave e riteve të caktuara, bashkësi fetare; pushteti fetar i klerit (në vendet ku vepron feja e krishterë). Kisha ortodokse (katolike, anglikane). Pushteti i kishës. Pronat e kishës. E dhjeta e kishës. Ndarja e kishës nga shteti. Lufta kundër kishës.

2. Ndërtesa ku zhvillohen shërbesat fetare, faltorja e të krishterëve (në vendet ku vepron feja e krishterë). Kishë e vjetër. Kambanorja e kishës. Mbyllja e kishave.

  • Gjeti kishë (xhami) ku të falet iron. kërkon mbrojtje atje ku s'duhet, shkoi të zgjidhë një çështje atje ku nuk ia zgjidhin.