Jump to content

kazmë

Nga Wiktionary

KAZMË f.

  • Vegël e hekurt me dy anë pak të përkulura (njëra - e gjerë dhe e mprehtë, tjetra - e hollë e me majë) dhe me një bisht të gjatë prej druri, e cila përdoret për të gërmuar, për të shembur mure etj.; një goditje me këtë vegël. Kazmë shytë. Kazmë me dy maja. Kazmë me veshë. Kazma e lopata. Kazma e alpinistit. Njeri i kazmës njeri që merret me punë fizike në bujqësi a në ndërtim, punëtor krahu; njeri punëtor. Punoj me kazmë. U hodhën kazmat e para.
  • I vuri kazmën diçkaje e shkatërroi a e prish i nga themelet atë që ishte bërë; e dëmtoi rëndë.