Jump to content

kaush

Nga Wiktionary

KAUSH m.

  • 1. Një copë letër e mbështjellë si hinkë, që përdoret për të hedhur në të pak sheqer, kafe etj.; sendi i mbështjellë me këtë copë letër; qeskë, pako e vogël prej letre. Kaush me sheqer (me kafe, me bajame). Duhan në kaush (duhan kaush) duhan i grirë që shitet i mbështjellë në pako të vogla.
  • 2. vjet. Dhomë e madhe a sallë që përdorej si fjetore për disa njerëz. Kaush i errët.
  • 3. vjet. Kthinë e mbyllur, me një dritare të vogël, që nuk ajrosej mirë, ku mbaheshin disa vetë të arrestuar ose të burgosur; qeli burgu. Kaushët e burgut. E mbyllën në një kaush.