Jump to content

kat

Nga Wiktionary

KAT m.

  • 1. Secila nga pjesët e një ndërtese, që ngrihen njëra mbi tjetrën dhe përfshijnë disa kthina a disa apartamente në të njëjtën lartësi. Kati përdhes. Kati i parë (i dytë). Kati i sipërm (i poshtëm). Në çdo kat. Ndërtesë me shumë kate. Është një kat më lart. Banon në katin e pestë.
  • 2. Secila nga hapësirat e një dollapi, që ndodhen njëra mbi tjetrën, të ndara me shtroja a me dërrasa horizontale. Dollap me katër kate.
  • 3. bot. Grup bimësh a drurësh të një lloji në një pyll ose në një zonë, që rriten në të njëjtën lartësi. Katet e bimëve. Kali i shkurreve (i barishteve).
  • Hap kat e (më) kat hap të dyja kanatet, hap krejt (një dritare, një derë etj.).