Jump to content

kastravec

Nga Wiktionary

KASTRAVEC m. bot.

  • 1. Bimë njëvjeçare, me kërcell të shtrirë përtokë dhe me gjethe të mëdha pëllëmbore, që bën një fryt të gjatë, të trashë e me ngjyrë të gjelbër; fryti i kësaj bime, që përdoret i njomë për sallatë ose bëhet turshi; trangull.
  • 2. Lloj fiku që i bën kokrrat të mëdha e të gjata.
  • 3. përd. mb. fig. keq. I papjekur dhe pa përvojë në jetë; budalla. Ishte fare kastravec.
  • Mos i shit kastravecë bostanxhiut! shih te BOSTANXHI,~U. Mbolli bostan e i dolën kastravecë iron. shih te MBJELL.