kashtë
Appearance
KASHTË f. bot.
- 1. Bimë njëvjeçare, me kërcell të hollë, të këneta dhe përdoret për të mbuluar kasollet, për të thurur rrogoza etj.; kallami i kënetës. Kashtë rrogozi. Kasolle kashte. Karrige kashtë. Presin kashtë. E mbuloi me kashtë. I shtroj kashtë.
- 2. Kërcelli i prerë bashkë me gjethet e thara të të lashtave, pa kokrrat ose pa kallirin; kërcelli i drithërave që mbetet pas shirjes. Kashta e grurit (e misrit, e thekrës). Fije kashtë. Kapelë kashtë. Dyshek me kashtë. Ngjyrë kashtë. Ndaj kallirin nga kashta. Vunë kashtën mullar. Shtroj (mbush) me kashtë.
- 3. fig. bised. Pamja e jashtme; gjatësia trupore, trupi. I paktë nga kashta.
- 4. fig. Diçka pa vlerë.
- Flakë (zjarr) kashte vrull që nuk mban për një kohë të gjatë, nismë që nuk zgjat shumë. Nuk ha kashtë (bar) shih te HA. U bënë kashtë e koqe u shpërndanë andej-këtej, u përhapën nga të katër anët; u shpartalluan. I bie kashtës përmbi kallinj është mendjemadh. Dimri ha kashtë (gurë, gozhdë) shih te DIM/ËR, ~RI. E do si kau kashtën iron. shih te KA,~U. Fut zjarrin në kashtë nxit qëllimisht diçka, ndez një grindje a mosmarrëveshje. I hodhi kashtë syve dikujt e mashtroi dikë, e gënjeu, i hodhi hi syve. Humbi si gjilpëra në kashtë shih te GJILPËR/Ë,~A. Ka (mban) çelësat (hapëset) e kashtës iron. s'ka asgjë në dorë; nuk varet aspak prej tij (një punë). Kapet (mbahet) pas fijes së kashtës (së flokut, së perit) shih te FIJ/E, ~A. Kërkon gjilpërën (qimen) në kashtë (në bar, në mullar) shih te GJILPËR/Ë,~A. Kërkon pleshta në kashtë shih te PLESHT,~I. Ndaj kashtën (bykun) nga kokrrat shih te BYK,~U. Rrinte si beu në kashtë tall. krekosej, mbahej rëndë kot. Lule kashte bot. shih te LUL/E,~JA.