kartelë

Nga Wiktionary

KARTELË f.

  • Një fletë letre a dy fletë të trasha të lidhura bashkë, ku shënohen të dhëna të ndryshme për një të sëmurë, për një anëtar të një organizate a shoqate, për një mall etj. Kartelë personale. Kartela e të sëmurit. Kartela e vaksinimit. Kartela e bibliotekës. Hap (çel) një kartelë? Plotësoj (mbush) kartelën. Nënshkruaj kartelën.