Jump to content

karroqe

Nga Wiktionary

KARROQE f.

  • 1. vjet. Enë e drunjtë, e rrumbullakët dhe me një dorezë, që nxinte tetë deri dhjetë kilogramë dhe që përdorej si masë drithi; sasia e drithit që nxinte një enë e tillë. Një karroqe misër (fasule). Bleu pesë karroqe grurë.
  • 2. krahin. Vedër.
  • 3. fig. mospërf. Njeri i trashë nga mendja, të cilit s'i hyn asgjë në kokë.
  • U bë karroqe (tapë, thumb, livadh, xurxull, bërryl, fushë) thjeshtligj. shih te BËHEM.