Jump to content

karrocë

Nga Wiktionary

KARROCË f.

  • 1. Mjet për udhëtime e për mbartje, me dy a me katër rrota dhe me balestra, që tërhiqet nga një kalë ose nga disa kuaj. Karrocë e mbyllur (e hapur). Karrocë dyvendëshe. Karrocë plehrash. Karroca e të vdekurve. Kalë karrocë. Shëtit (udhëton) me karrocë.
  • 2. Mjet i thjeshtë prej druri a metali me një rrotë, me dy këmbë dhe me dy doreza, që shtyhet nga një njeri dhe që përdoret për të mbartur dhe, gurë etj. në largësi jo të mëdha. Karrocë dore. Shtyj karrocën.
  • 3. Mjet i vogël me katër rrotëza të veshura me gomë, që shtyhet nga një njeri dhe përdoret për të çuar diku fëmijët e vegjël. Karrocë fëmijësh. Karrocë e mbyllur (e hapur). E shëtit (e shpie) fëmijën me karrocë.
  • Kalë karroce shih te KAL/Ë,~I.