Jump to content

karikaturë

Nga Wiktionary

KARIKATURË f.

  • 1. art. Lloj i artit figurativ që kritikon e demaskon anët negative në sjelljet e në veprimet e dikujt nëpërmjet paraqitjes së zmadhuar e qesharake të tipareve e të të metave; vizatim që zmadhon tiparet e të metat e dikujt dhe i paraqet ato në mënyrë qesharake. Karikaturë miqësore. Ekspozita e karikaturës. Bëj një karikaturë.
  • 2. Dikush a diçka që ka një paraqitje qesharake a të vajtueshme në krahasim me atë që duhet të ketë ose me dikë a diçka tjetër. U bë karikaturë. Është një karikaturë. Arti abstraksionist është karikaturë e artit të vërtetë.