karficë
Appearance
KARFICË f.
- 1. Gjilpërë e kthyer, me një gur të çmuar ose me një send tjetër zbukurimi, që e vënë gratë si stoli në bluzë, në fustan ose në kokë për të mbajtur flokët. Karficë e artë. Karficë me gur të çmuar. Karficë koke (për flokë). Karficë kravate.
- 2. Gjilpërë e kthyer që përdoret për të kapur një petk të shqepur, për të mbërthyer një bluzë në vend të kopsës etj. Mbërthej me karficë.