Jump to content

karar

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

karar m. bised.

  1. Vendim që merret për një çështje a për një punë; mënyrë zgjidhjeje, rrugëzgjidhje. I dha karar e vendosi. Ia gjeti kararin.
  2. Qëndrueshmëri; gjendje e qetë, qetësi, prehje. Zuri karar. S'ka karar koha (moti). Gjeti karar zuri vend; u qetësua. Mori (puna) karar hyri në një gjendje të qëndrueshme, mori udhë. E solli në karar e solli në një gjendje normale. Erdhi në karar arriti në një gjendje prehjeje; u rregullua.
  3. Masa, sasia a shkalla e duhur. Çdo gjë me karar. Fliste pa karar. Punonte pa karar. Gjella me kripë e kripa me karar. fj. u.
  • S'i fle karari (mendja) s'i mbushet mendja; është i pavendosur. S'i gjendet karari dikujt a diçkaje
  • a) nuk qetësohet dot (për një njeri);
  • b) nuk rregullohet dot (për një punë).