Jump to content

karantinë

Nga Wiktionary

KARANTINË f.

  • 1. Masë mbrojtëse që merret për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve epidemike, duke i mbajtur përkohësisht në një vend të veçuar nga të tjerët njerëzit e sëmurë, kafshët a bimët e prekura nga sëmundja, ata që dyshohet se janë prekur nga një sëmundje ose njerëzit që kanë pasur të bëjnë me ta. Karantinë e plotë (e fortë). Karantinë veterinare. Karantinë për bimët. Afati (koha) e karantinës. U vendos karantina. E vunë (e mbajtën) në karantinë. E hoqën karantinën.
  • 2. Vend i veçuar, ku bëhet kontrolli shëndetësor i njerëzve, i automjeteve ose i mallrave që vijnë prej një shteti a krahine të prekur nga një epidemi. E çuan (e shpunë) në karantinë. Kaloi nëpër karantinë.
  • I vë karantinë diçkaje (vendos karantinë për diçka) libr. ndaloj, nuk lejoj hyrjen e diçkaje; e kufizoj a e ndaloj përhapjen e diçkaje.