karakteristikë

Nga Wiktionary

KARAKTERISTIKË f.

  • 1. Tërësia e vetive fizike e morale, të sjelljes e të veprimtarisë së dikujt, që e dallojnë atë nga të tjerët; tërësia e vetive a e tipareve të jashtme të diçkaje, që e bëjnë të dallohet nga të tjerat; ajo që karakterizon dikë a diçka ose ajo që përbën thelbin e diçkaje; përshkrimi, përcaktimi i karakterit të dikujt. Karakteristikë dalluese (kryesore, themelore). Karakteristikat teknike. Karakteristikat e nxënësit. Përshkruaj karakteristikat. Bëj (jap) karakteristikën e dikujt.
  • 2. Dokument zyrtar ku shënohen mendimet e qendrës së punës a të kolektivit për anët politiko-shoqërore e morale të dikujt, për sjelljen dhe punën e tij. Karakteristika e qendrës së punës. Hartuan (i bënë, i dhanë) karakteristikën.