karakteristik

Nga Wiktionary

KARAKTERISTIK mb.

  • 1. Që e dallon ose që e shquan dikë a diçka, që karakterizon dikë a diçka, që përcakton karakterin e dikujt a të diçkaje. Tipar karakteristik. Veçori (shenjë) karakteristike.
  • 2. Që është a që paraqitet si diçka e veçantë në llojin e vet, i veçantë; që i përgjigjet karakterit të një njeriu, të një populli, të një epoke etj. Veshje karakteristike. Këngë karakteristike. Erë (shije) karakteristike. Është karakteristike.