kapitalist

Nga Wiktionary

KAPITALIST m.

  • 1. Pjesëtar i klasës sunduese në shoqërinë borgjeze, i cili zotëron mjetet e prodhimit dhe nxjerr fitime të mëdha, duke shfrytëzuar në mënyrë të egër punëtorët me mëditje dhe duke përvetësuar punën e papaguar të tyre (mbivlerën). Klasa e kapitalistëve. Shfrytëzohet nga kapitalistët.
  • 2. bised. Njeri shumë i pasur, ai që ka vënë shumë pasuri, pasanik i madh.

KAPITALIST mb.

  • Që ka të bëjë me kapitalizmin ose me kapitalistët, që lidhet me kapitalizmin ose me kapitalistët, i kapitalizmit ose i kapitalistëve; që është karakteristik për kapitalizmin ose për kapitalistët; që mbështetet në parimet e kapitalizmit. Shoqëria kapitaliste. Mënyra kapitaliste e prodhimit. Marrëdhëniet kapitaliste në prodhim. Rendi (sistemi) kapitalist. Ndërmarrje kapitaliste. Shtet kapitalist. Rruga kapitaliste. Shfrytëzimi kapitalist.