Jump to content

kapëz

Nga Wiktionary

KAPËZ f.

  • 1. Vendi ku kapet thika, shpata etj., bishti i thikës, i draprit etj., dorëz. Kapëz thike. Kapëza e shpatës. Me dorë në kapëz.
  • 2. Dorëz gruri, thekre etj. Kapëz gruri (misri).
  • 3. Thith prej llastiku që përdoret për t'u dhënë qumësht foshnjave ose të vegjëlve të kafshëve. Pi me kapëz. I vuri kapëzën.
  • I mban veshët kapëz rri me veshë ngritur që të mos i shpëtojë asnjë fjalë ose as edhe zhurma më e vogël.