kapërdij

Nga Wiktionary

KAPËRDIJ kal.

  • 1. Gëlltit një ushqim a diçka tjetër; ha me uri të madhe dhe e përcjell diçka pa e përtypur; përlaj. Kapërdij kafshatën. Kapërdij pështymën. Kapërdiu lotët. Kapërdiu një gllënjkë raki. Kapërdiu gjysmën e gotës. Ujku e kapërdiu qengjin.
  • 2. Kthej përmbys, përmbys. Dallgët e kapërdinë barkën.
  • 3. fig. Duroj dhe kapërcej një dhembje, një turp etj., duke vënë të gjitha forcat; përpiqem të fsheh një dhembje a një ndjenjë, e kaloj duke e përmbajtur veten, e tret. E kapërdiu dhembjen (turpin). I kapërdiu të gjitha.