Jump to content

kanellë

Nga Wiktionary

KANELLË f. bot.

  • Bimë shumëvjeçare e vendeve tropikale, me lëkurë që mund të hiqet dhe të përdoret në mjekësi ose në pije e në gatesa; lëkura e tharë e kësaj bime; pluhur në ngjyrë kafe nga lëkura e tharë e kësaj bime, që ka erë të këndshme dhe që u hidhet pijeve ose ëmbëlsirave për t'u dhënë erë e shije të mirë. Erë kanelle. Ngjyrë kanelle. Salep (sytliaç) me kanellë. I hedh kanellë.