Jump to content

kandil

Nga Wiktionary

KANDIL m.

  • Mjet i thjeshtë ndriçimi, që përbëhet nga një enë e vogël prej teneqeje, prej tunxhi a prej qelqi, të mbushur me vajguri ose me vaj të mirë dhe nga një fitil në grykën e kësaj ene; bishtuk; drita e dobët e këtij mjeti. Kandil me vaj (me vajguri). Drita (flaka) e kandilit. Ndezi (fiku) kandilin.
  • I mban kandilin dikujt përkrah e ndihmon dikë në një punë të pandershme. S'i ka mbajtur kandilin (pishën) thjeshtligj. s'e di ç'ka bërë, nuk e ka ndjekur pas (kryesisht për çështje morale). E gjeti kokën e kandilit thjeshtligj., mospërf. e pësoi ashtu si e meritonte, atë kërkonte atë gjeti.