Jump to content

kamomil

Nga Wiktionary

KAMOMIL m. bot.

  • 1. Bimë barishtore njëvjeçare, që rritet në vende fushore e kodrinore dhe që bën lule si të luledeles e me erë të këndshme; lulja e kësaj bime, e cila përdoret në mjekësi si qetësues i sistemit nervor, kundër sëmundjeve të lëkurës etj. Lule kamomili. Vaj kamomili. Grumbullimi i kamomilit.
  • 2. Pije qetësuese që përgatitet duke zier me ujë lulet e thara të kësaj bime. Një gotë kamomil. I dha fëmijës pak kamomil.