Jump to content

kamfur

Nga Wiktionary

KAMFUR m. farm.

  • Lëndë e bardhë, e kristaltë, me erë të fortë, që nxirret nga një lloj druri i Lindjes së Largët me fletë si dafina dhe që përdoret sidomos në mjekësi si nxitës i sistemit nervor e i frymëmarrjes, për fërkim etj. Druri i kamfurit. Vaj kamfuri. Fërkoj (lyej) me kamfur.