kambanë
Appearance
KAMBANË f.
- 1. Mjet i rëndë tingëllues: një lloj koni i zbrazët e i hapur prej bronzi, me përmasa të mëdha, që ka brenda një batoq, nga goditjet e të cilit nxjerr tinguj të fuqishëm me oshtimë (zakonisht në kisha); tingëllima e këtij mjeti. Kambana e kishës. Gjuhëza e kambanës. Tingëllimi i kambanës. I bie kambanës. Bie kambana dëgjohen tingujt e kambanës. Ushton kambana. Dëgjohej kambana.
- 2. spec. Vegël në trajtën e ziles, që përdoret për punë të ndryshme teknike; enë cilindrike prej qelqi ose prej kristali. Kambanë e shkallëzuar. Kambanë zhytjeje. Kambanë peshkimi.
- 3. fig. Paralajmërim i qartë për një ngjarje të rëndësishme; lajmërim plot ngazëllim për një ngjarje të gëzueshme. Kambanë kushtrimi. I bie kambanës lëshoj kushtrimin; jap alarmin. Dëgjohen kambanat e fitores. Bien kambanat e vdekjes për kapitalizmin.
- 4. përd. mb. Që lëshon një tingëllim të fortë e me oshtimë, shumë i fuqishëm (për zërin e për mjetet tingëlluese). E ka zërin kambanë.
- Të gjithë i bien një kambane të gjithë të njëjtën gjë thonë. Dëgjohet vetëm kambana e tij keq. të gjithë veprojnë ashtu siç thotë a urdhëron dikush, i cili përpiqet të detyrojë të tjerët të pranojnë mendimin e udhëzimet e tij. E humbi rrumbi kambanën shih te RRUMB,~I. Duhen dëgjuar të dyja kambanat duhen dëgjuar mendimet e të dyja palëve. Lule kambane (këmbore) bot. shih te LUL/E,~JA.