kalues

Nga Wiktionary

KALUES mb.

  • 1. Që kalon shpejt, që ka karakter kalimtar. Etapë (periudhë) kaluese.
  • 2. Që kalon në një klasë ose në një kategori tjetër më të lartë; që ka fituar një klasë ose një kategori. Nxënës kalues.
  • 3. Që është e mjaftueshme për të kaluar nga një klasë a kategori e ulët në një tjetër më të lartë (për notën). Notë kaluese.
  • 4. përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit.