kalorësi
Appearance
KALORËSI f.
- 1. përmb. Tërësia e kalorësve, kalorësit.
- 2. usht. Trupa me ushtarë të stërvitur që luftojnë hipur në kalë. Kalorësi e lehtë. Kalorësia e Skënderbeut. Divizion kalorësie. Gjeneral kalorësie.
- 3. Sjellje e veprime të stërholluara plot lajka, karakteristike për aristokratët; fisnikëri (në vendet feudale e borgjeze). Tregonte kalorësi. Ndjenjë kalorësie.
- 4. sport., vjet. Hipizëm. Gara kalorësie. I pëlqente kalorësia.