kalorësi

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KALORËSI f.

  • 1. përmb. Tërësia e kalorësve, kalorësit.
  • 2. usht. Trupa me ushtarë të stërvitur që luftojnë hipur në kalë. Kalorësi e lehtë. Kalorësia e Skënderbeut. Divizion kalorësie. Gjeneral kalorësie.
  • 3. Sjellje e veprime të stërholluara plot lajka, karakteristike për aristokratët; fisnikëri (në vendet feudale e borgjeze). Tregonte kalorësi. Ndjenjë kalorësie.
  • 4. sport., vjet. Hipizëm. Gara kalorësie. I pëlqente kalorësia.