Jump to content

kallëzuesor

Nga Wiktionary

KALLËZUESOR m.

  • 1. Gjymtyra emërore e kallëzuesit emëror (p.sh. Mbrojtja e atdheut është detyrë e shenjtë).
  • 2. Përcaktori kallëzuesor.

KALLËZUESOR mb.

  • Që lidhet me kallëzuesorin, që ka të bëjë me kallëzuesorin; që kryen funksionin e kallëzuesit, që ka vlerën e një kallëzuesi.
  • Fjali kallëzuesore fjalia që përdoret me funksionin e gjymtyrës emërore të kallëzuesit emëror (p.sh. i dukej sikur ishte rinuar). Përcaktor kallëzuesor gjymtyrë e dytë e fjalisë, e shprehur zakonisht me emër ose me mbiemër, që lidhet me kallëzuesin, me kryefjalën ose me kundrinën (p.sh. Në luftën e pabarabartë kundër pushtuesve populli ynë doli fitimtar).