kallëzoj
Appearance
KALLËZOJ kal.
- 1. Tregoj a dëftej një gjë të vërtetë; tregoj vendin ku ndodhet diçka; them diçka që nuk e dinë të tjerët. Kallëzoj emrin. I kallëzoi udhën. Kallëzoj me gisht. Kallëzoj në hartë. I kallëzoi të drejtën (të vërtetën). E kallëzoi fill e për pe.
- 2. Tregoj me gojë një përrallë, një histori etj., tregoj. Kallëzoj një përrallë (një histori). Kallëzon anekdota. Gjyshi më ka kallëzuar se...
- 3. I njoftoj dikujt çfarë kam parë ose çfarë di për dikë a për diçka (zakonisht me qëllim të keq); i jap njoftime për dikë a për diçka; padit. Mos i kallëzo! E kallëzoi tek e ëma. Na kallëzoi spiuni.