kall
Appearance
KALL I kal.
- 1. Fut brenda, shtie; shtie në dhe, këllas. Kall gozhdën në mur. Kall perin në gjilpërë. Kall dorën në xhep. Nuse, ku kalle këmbët.. . folk. nuse, ku hyre.. . E kallën në dhe e varrosën.
- 2. Shtyj, nxit dikë, fut, shtie (kryesisht për të keq). Kalli njerëz për ta vrarë. Kalli një të vetin për çupin. Ia kalli në vesh diçka shtyri dikë që t'ia thotë.
- 3. I shkaktoj, i fut; këllas. I kalli frikën (tmerrin, lemerinë, datën). U kalli grindjen. Më kalli në dyshim.
- 4. fig. Mashtroj dikë, ia hedh dikujt.
- I kalli bretkun bised. shih te BRETK,~U. I kalli djallin (dreqin) dikujt a diçkaje thjeshtligj. nuk u interesua, nuk pyeti fare, nuk çau kokën për dikë a për diçka; e braktisi. I kalli (i shtiu) ethet dikujt shih tek ETH/E,~JA 3. I kalli e i futi flamën (murtajën) dikujt a diçkaje thjeshtligj.
- a) s'pyet më fare për të, as do t'ia dijë më për të;
- b) i kalli tmerrin, i futi frikën. Ia kalli qimen thjeshtligj. shih te QIM/E,~JA. I kalli spicat dikujt e shtyu për keq; e futi në grindje; i futi kallat. I kalli ujkun thjeshtligj. e braktisi, e la fare, i kalli flamën, i kalli djallin.
KALL II kal. krahin.
- Ndez. Kalli zjarrin (cigaren, eshkën). Kalle një! ndize një cigare!
- I kalli (i dha) barut shih te JAP.