Jump to content

kalivare

Nga Wiktionary

KALIVARE m.

  • 1. Dru i vendosur horizontalisht ose tra, mbi të cilin varen për t'u tharë vargje me misër, me duhan etj.
  • 2. Varg me kallëpe misri ose me duhan që varet; bistak rrushi që varet. Kalivare misri. Kalivare rrushi.
  • 3. Diçka që varet poshtë; lëndë që rrjedh a që derdhet. Kalivare uji ujëvarë.
  • 4. Vijë që lë rrjedha e ujit në mur ose mbi diçka tjetër; gjurmë që lë djersa në fytyrë ose në trup. Kalivare djerse. Kalivarja e sherbetit të gëlqeres.
  • 5. përd. ndajf. Rrëkajë. Rrjedh (derdhet) kalivare.