Jump to content

kalitur

Nga Wiktionary

KALITUR mb.

  • 1. Që është bërë më i fortë e më i qëndrueshëm, pasi e kemi nxehur shumë dhe e kemi futur menjëherë në ujë të ftohtë (për një metal, për një vegël prej metali etj.). Çelik i kalitur. Sëpatë e kalitur.
  • 2. Që është mprehur duke e rrahur me çekan mbi kudhër. Kosë e kalitur.
  • 3. Që është mprehur, duke e kepur me çekan (për gurin e mullirit). Gurë të kalitur. Mokër e kalitur.
  • 4. fig. Që është bërë më i fortë, duke u stërvitur e duke punuar në kushte të vështira; që është edukuar mirë dhe është në gjendje të përballojë çdo të papritur e vështirësi, çdo ndikim të huaj etj.; i çelikosur. Njerëz të kalitur.