kalbur
Appearance
KALBUR mb.
- 1. Që është prishur nga që ka ndenjur në një vend të mbyllur e të paajrosur, në ujë a në një vend të lagët etj., që është kalbur. Pemë të kalbura. Mollë e kalbur. Dërrasa të kalbura. Kërcu i kalbur. Rrënjë të kalbura. Gjysmë i kalbur.
- 2. fig. Që mezi mbahet në këmbë, i pafuqishëm; shumë i dobët, i dërrmuar nga puna, nga sëmundja etj. Njeri i kalbur.
- 3. fig. Jo i fortë e i qëndrueshëm, që këputet a që prishet shpejt; që është përdorur shumë a është vjetruar (për sendet e për mallrat). Pe i kalbur. Stof i kalbur. Llamarinë e kalbur.
- 4. fig. I prishur nga ana morale; i prishur nga brenda, që është vjetruar, që shkon drejt rënies, që s'ka të ardhme, i paqëndrueshëm. Njeri i kalbur. Regjim (sistem, shtet) i kalbur. Kulturë e kalbur. Me botëkuptim të kalbur.
- Dru i kalbur njeri që sëmuret shpesh, njeri i dobët; plak. Farë e kalbur keq. shih te FAR/Ë,~A. Nuk shkel (nuk bie) në dërrasë (në dhogë) të kalbur shih te DËRRAS/Ë,~A. Ishte i kalbur në para kishte shumë para, kishte para të vjetra, kishte para të thata.