Jump to content

kalbem

Nga Wiktionary

KALBEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Shpërbëhet a prishet, kur mbahet në një vend të mbyllur e të paajrosur, në ujë a në një vend të lagët etj. U kalbën mollët (domatet, qershitë). U kalbën gjethet. U kalbën drutë. Kalbet nga shiu. U kalb nga rrënjët.
  • 2. vet. veta III. Zë qelb e bëhet gangrenë (zakonisht për plagën). I ishte kalbur plaga. Iu kalb këmba.
  • 3. fig. Tretem dalëngadalë, dobësohem e ligem duke qëndruar për një kohë të gjatë në një vend të mbyllur ose në kushte të këqija; bëhem i s'qullët; dërrmohem nga një punë e rëndë dhe e lodhshme, humbas njomësinë e gjallërinë. U kalb në punë. U kalb në kurbet (në burg). U kalb në shtrat (në spital) qëndroi për një kohë të gjatë i sëmurë.
  • 4. vet. veta III fig. Mbetet prapa, nuk bën përparime; shkon dalëngadalë në rënie; prishet; vjetrohet. U kalb rendi kapitalist.
  • Iu kalbën trutë u bë matuf, nuk është në gjendje të gjykojë më. Mos u kalbtë në dhe! mallk. mos e trettë dheu!