kadencë

Nga Wiktionary

KADENCË f.

  • 1. Kthesë në mbyllje të një fraze a periudhe muzikore; pjesa e koncertit që instrumentisti e luan me fantazi pa u shoqëruar nga orkestra. Kadenca e këngës.
  • 2. let. Ritëm që përcaktohet nga mënyra e theksimit në vargjet e poezisë.
  • 3. fig. libr. Përsëritja e zhurmave, e lëvizjeve ose e goditjeve që vijnë rregullisht njëra pas tjetrës. Kadenca e hapave.