Jump to content

kade

Nga Wiktionary

KADE f.

  • 1. Vozë e vogël druri, zakonisht me grykë të hapur e me kapak, që shërben për të mbajtur bulmet, drithë etj.; talër i madh, tinar. Kade djathi (gjalpi). Kade me rrush. Kade për turshi. Mbush kaden. Hedh në kade.
  • 2. Lug mulliri në trajtë të konit.
  • I ushtojnë kadet (sheket, hambarët) shih tek USHTOJ.