kacavarem
Appearance
KACAVAREM vetv.
- 1. I ngjitem një peme, një muri etj., duke u kapur me duar e me këmbë, i qepem; varem (për njerëzit dhe për disa kafshë). Kacavarej në pemë. Kacavaret në mur. Iu kacavar shkëmbit. Fëmijët kacavareshin nëpër dritare.
- 2. vet. veta III. I ngjitet një druri, një shkurreje a një bime tjetër me kërcell të fortë, duke iu përdredhur rreth e rrotull (për disa bimë). Fasulet i kacavaren misrit.
- 3. fig. I vihem me këmbëngulje një pune, duke përballuar vështirësitë, i qepem e s'i ndahem.