kabinë

Nga Wiktionary

KABINË f.

  • Kthinë e vogël për udhëtarë në një anije, në një vagon treni etj.; e ndarë e vogël prej dërrase, prej xhami, prej metali etj., që shërben si vend pune për një njeri a për dy veta ose për qëllime të tjera; dhomë e vogël në plazh, me pajisje të thjeshta, ku zhvishen ata që lahen ose ku banojnë për pak kohë ata që pushojnë. Kabinë ditore. Kabinë elektrike. Kabinë telefonike. Kabinat e anijes (e trenit). Kabina e traktorit (e vinçit, e kamionit, e ashensorit). Kabina e aktorit. Kabina e shpërndarjes (e komandimit). Kabina e përkthyesit (e folësit). Kabinat e plazhit. Kabinë për dush. Kabina numër 1. Kabinë e klasës së parë.