kaçak
Appearance
KAÇAK m. vjet.
- Ai që ikte nga shtëpia, jetonte fshehur si cub (zakonisht në mal) dhe luftonte kundër padrejtësive shoqërore, kundër klasave shfrytëzuese e pushtuesit të huaj. Kaçak mali. Çetë kaçakësh. Doli kaçak.
- U bë kaçak dikush ka munguar për një kohë të gjatë; nuk ka ardhur prej kohësh, humbi.
KAÇAK mb. vjet.
- 1. Që është karakteristik për kaçakun, që është veti e tij, prej kaçaku. Jetë kaçake.
- 2. Që shitej e blihej kontrabandë (për një mall a për një plaçkë). Mall kaçak. Duhan kaçak.