këto
Appearance
KËTO dëft.
- 1. Tregon frymorë a sende (të shënuar nga emra të gjinisë femërore) që ndodhen më afër folësit se frymorët a sendet e tjera të atij lloji; zëvendëson një emër të gjinisë femërore (në numrin shumës), që përmendet në çastin kur flasim ose që është përmendur pak më parë; kund. ato. Këto këtu. Ja këto. Këto vajza. Këto dokrra. Këto lule. Këto përpjekje. - Cilat të pëlqejnë?- Këto.
- 2. Përdoret me një emër të gjinisë femërore në numrin shumës për të treguar pjesën e kohës, që shënohet nga emri ose që përmendet a është përmendur pak më parë. Këto vite. Këto ditë. Këto çaste.
- 3. Përdoret para një fjalie të varur, e cila përcakton frymorët a sendet që tregon përemri (të shënuar nga emra të gjinisë femërore në numrin shumës), ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorët a sendet që zëvendëson përemri; përdoret për të treguar ose për të zëvendësuar frymorët a sendet që përmenden në kohën kur flasim ose që janë përmendur pak më parë me një cilësi a tipar të caktuar. Një nga këto shoqet (punëtoret) e ndërmarrjes. Nëpër këto male kreshnike.
- 4. libr. Përdoret në vend të një emri të gjinisë femërore (në numrin shumës), për të mos u përsëritur emri. Si në vendet me klimë të ftohtë, edhe në këto me klimë të ngrohtë.
- 5. Përdoret për të treguar në mënyrë të përgjithësuar mendimet, çështjet ose rrethanat që përmenden në kohën kur flasim a pak më parë ose që plotësohen më pas. Këto që dija i thashë.
- Në këta e sipër ndërkaq, në këtë kohë.