këtej
Pamja
KËTEJ
- I. ndajf.
- 1. Në këtë anë, në anën ku ndodhemi, nga kjo anë; në këtë vend, nga ky vend; në këtë drejtim kësaj ane; kund. andej. Prej këtej. Më këtej. Shko këtej! Shih këtej! Iku që këtej.
- 2. Në një vend afër, që tregohet në mënyrë pak a shumë të pacaktuar. Këtej nga shtëpia. Këtej rrotull.
- 3. Që nga kjo kohë. Këtej e tutje (e prapa). Që këtej duke filluar nga kjo kohë.
- 4. Si rrjedhim i kësaj; si pasojë e kësaj. Këtej del se... Këtej buronin të gjitha të këqijat.
- II. parafj. Përdoret së bashku me një emër në rasën rrjedhore për të treguar vendin në anën afër folësit ku ndodhet ose për ku drejtohet dikush a diçka. Këtej lumit. Këtej derës.
- Andej e këtej (sa andej këtej) shih tek ANDEJ. Dhashë andej, dhashë këtej (andej, këtej) shih tek ANDEJ. Këtej i hyri, këtej i doli mospërf. shih te HYJ. Këtej të pi verën, andej të shan derën shih te VER/Ë, ~A II.