kësulë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

KËSULË f.

  • 1. Kapelë pa strehë, zakonisht prej pëlhure, prej shajaku etj.; mbulesë koke pa strehë. Kësulë e bardhë (e kuqe). Kësulë gëzofi (leshi, pëlhure, kadifeje). Kësula e mjekut.
  • 2. Lojë fëmijësh, të cilët formojnë një rreth dhe në mes vendosin një kësulë, që ruhet nga njëri lojtar, ndërsa të tjerët përpiqen ta marrin. Luajnë kësulën.
  • 3. spec. Çdo gjë që ka trajtën e një kapele pa strehë. Kësulë sferike. gjeom. secila nga dy pjesët e një sfere që pritet prej një rrafshi. Kësula e rrënjës pjesa e fundit e rrënjës së disa bimëve që ka trajtën e një kapeleje.
  • Pa kësulë e pa opinga pa pasur asgjë. E hodhi (e vuri, e ktheu) kësulën (kapelën, festen, qeleshen) mbi sy (mënjanë) shih te SY,~RI. E ka mendjen (në) majë (të) kësulës
  • a) është i lehtë nga mendja, nuk mendon e nuk gjykon thellë;
  • b) i rreh mendja në një vend. E ka mizën nën kësulë (nën shapkë, nën feste) shih te MIZ/Ë,~A. Kujt i ha miza nën kësulë, le të kruhet shih te MIZ/Ë,~A.