këshill
Appearance
KËSHILL m.
- 1. Organ i pushtetit shtetëror, që zgjidhet nga populli dhe qeveris vendin në njësitë administrative-tokësore me pjesëmarrjen e gjerë të masave punonjëse. Këshilli popullor (i lagjes, i fshatit, i qytetit, i rrethit). Këshilli Nacionalçlirimtar organ lufte dhe i pushtetit popullor gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Kryetari (sekretari) i këshillit. Anëtarët e këshillit. Mbledhja e këshillit. Zgjedhjet për këshillat popullore.
- 2. Emërtim i disa organeve të larta të pushtetit shtetëror, që kanë fuqi urdhërdhënëse e zbatuese dhe që drejtojnë veprimtarinë në fushën politike, ekonomike, të mbrojtjes etj. Këshilli i Ministrave organi më i lartë i administratës shtetërore, që ka fuqi urdhërdhënëse e zbatuese, qeveria. Këshilli i Mbrojtjes organi më i lartë që merret me drejtimin, organizimin e mobilizimin e të gjitha forcave të vendit për mbrojtjen e Atdheut. Këshilli i Shtetit organi më i lartë i administratës shtetërore në disa vende.
- 3. Organ kolegjial drejtues ose këshillues në një ndërmarrje, institucion, organizatë shoqërore etj. Këshilli teknik (artistik). Këshilli pedagogjik (shkencor). Këshilli i prodhimit (i kulturës).