Jump to content

kërthizë

Nga Wiktionary

KËRTHIZË f.

  • 1. anat. Zonë që lidh pjellën e njeriut a të kafshëve me trupin e nënës dhe që i shpie pjellës ushqimin. I prenë kërthizën.
  • 2. Gropëz në mes të barkut, e cila mbetet si shenjë te pjella, pasi e presin këtë zorrë. Kërthiza e fëmijës (e kecit). Deri te kërthiza. I ra kërthiza i ra korja plagës që krijohet te pjella kur i pritet kërthiza.
  • 3. Figurë në trajtën e një trëndafili, e gdhendur në dru dhe e vendosur për zbukurim në mes të një tavani prej dërrase; figurë e tillë e bërë në tavanet prej allçie etj. për zbukurim.
  • 4. fig. Qendër, mes. Në kërthizë të Shqipërisë. Në kërthizë të pyllit. Në kërthizë të dimrit.
  • Sikur i ka prerë kërthizën sikur i ka bërë një të mirë me rëndësi jetësore, sikur i ka shpëtuar jetën. M'u shpërdrodh kërthiza shih te SHPËRDRIDHEM.