kërthi
Appearance
KËRTHI m.
- 1. Qengj, kec ose pjellë tjetër kafshe deri dy-tre muajsh, që nuk ka filluar mirë të hajë bar; qengj a kec që ka mbetur i vogël e i dobët; qengj ose kec që është pjellë më vonë se të tjerët, pas kohës kur pjellin zakonisht bagëtitë.
- 2. Fëmijë që sapo ka lindur, foshnjë, ferishte; fëmijë i vogël e i dobët; fëmijë që ka lindur para kohe. Kërthiri i djepit.
- 3. përk. Fëmija që ka lindur më prapa se të tjerët dhe që përkëdhelet nga prindërit, fëmija i pleqërisë.
- 4. Bimë e njomë e pazhvilluar mirë, bimë që ka mbetur e vogël.
- 5. përd. mb. I porsalindur, i vogël, i parritur; fig. i papjekur. Qengj (kec) kërthi. Misër kërthi bimë misri e vogël, që nuk është zhvilluar sa duhet. I ka fëmijët kërthinj. Mbeti kërthi (nga mendja).