kërmill
Appearance
KËRMILL m.
- 1. zool. Kafshë e vogël me trup të butë, pa skelet, të përjargur e zakonisht të mbuluar me një guaskë në trajtë spiraleje dhe me dy palë brirthë përpara, që jeton në toka me lagështirë, në pyje, vreshta, kopshte etj. dhe ushqehet me bar; kafshë e tillë pa guaskë, që jeton edhe në banesat përdhese me lagështirë a në ujë, ligavec. Kërmill i zhveshur (lakuriq) kërmill pa guaskë, jargës. Kërmill uji (deti) lloj kërmilli i madh e pa guaskë, që jeton në det. Kërmilli i tokës (i vreshtave, i pyjeve, i kopshteve). Samari i kërmillit. Mbledh kërmij. Mblidhet si kërmill.
- 2. anat. Pjesa e brendshme e veshit, që vjen e përdredhur si spirale. Kërmilli i veshit.
- 3. përd. mb. Që është i përdredhur si spirale. Makarona kërmill.
- Si kërmijtë (si boblat) pas shiut mospërf. pasi ka shpëtuar nga rreziku.