Jump to content

kërmë

Nga Wiktionary

KËRMË f.

  • 1. Kufomë e një kafshe të vrarë ose të ngordhur, që ka mbetur disa ditë pa u mbuluar, ka filluar të prishet dhe mban erë; ngordhësirë, cofëtinë; mish shumë i dobët e fare pa dhjamë. Bie erë kërmë. Korbave u pëlqejnë kërmat.
  • 2. bised. Trupi i pandarë i një kafshe të therur. E ndanë kërmën me katërsh.
  • 3. fig. shar. Njeri shumë i dobët nga trupi ose kafshe e dobët, e bërë kockë e lëkurë, ngordhësirë.
  • Si sorrat pas kërmës keq. shih te SORR/Ë,~A.