kërkim

Nga Wiktionary

KËRKIM m.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve KËRKOJ, KËRKOHEM. Kërkimi i llogarisë (i lejes, i së drejtës). U vunë në kërkim.
  • 2. Gjurmimi e studimi në një fushë të shkencës, punë kërkimore, hulumtim; studim. Kërkime shkencore (albanologjike, arkeologjike). Qendër (institut) kërkimesh. Bëj kërkime. Merrem me kërkime.
  • 3. Punë sistematike që bëhet për të zbuluar dikë a diçka; hetim. Filluan kërkimet.