kërcim
Appearance
KËRCIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KËRCEJ, KËRCEHET. Kërcim (hedhje) me parashutë. Bëri kërcimin. Lëviz (ecën) me kërcime.
- 2. sport. Një nga llojet e atletikës së lehtë, që zhvillohet duke kërcyer në largësi ose në lartësi. Kërcim me shkop. Kërcim së larti (së gjati, trehapësh).
- 3. Mënyra se si vallëzohet; lloj i caktuar lëvizjesh ritmike, të shoqëruara me muzikë, që bën kërcimtari; vallëzim.